Arsenali e ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit Denis Suarez nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni. Në marrëveshjen e arritur mes klubeve, ekziston edhe mundësia që Topçinjtë ta blejnë spanjollin për 20 milionë euro.

Pasi nënshkroi vazhdimin e kontratës me Barçën deri më 2021, mesfushori spanjoll Dennis Suarez do i bashkohet Arsenalit si lojtar i huazuar deri në fund të këtij sezoni, me “Topçinjtë” që e kanë mundësinë për ta blerë atë në verë për një shumë prej 20 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Arsenali e bëri zyrtare huazimin e tij përmes një postimi në Twitter, ku i dëshiroi mirëseardhje spanjollit.

“Më në fund edhe njoftimi që të gjithë ju e keni pritur. Mirë se vjen në Arsenal Denis Suarez!”.

Kjo marrëveshje u jep fund bisedimeve të vështira, të cilat rrezikuan të ndërpriteshin pasi lojtari refuzoi fillimisht ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Në fillim, Barça ishte e pajtimit për ta lejuar transferimin e Suarezit në cilido ekip të interesuar për të, veçanërisht në Betis, për 20 milionë euro. Por, lojtari kishte kërkuar me ngulm kalimin në Arsenal.

Gjithçka u arrit pasi ai pranoi ta vazhdojë kontratën me Barçën.

Pas ardhjes së Arturo Vidalit dhe Arthurit verën e kaluar, Suarezi nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe këtë sezon i ka luajtur vetëm 17 minuta në dy paraqitje të shkurtra nga stoli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here