Arrogancë, fyerje e sulme fizike ndaj policëve në pjesë të ndryshme të Kosovës

0

Sjellje arrogante, pengim në punë, sulme direkte fizike janë rëgjistruar dje kundër policëve në disa vende të Kosovës. Fillimisht në Prishtinë është arrestuar një qytetar i cili i kishte fyer dhe ofenduar verbalisht zyrtarët policor derisa ata po merreshin me disa parkingje të palejuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar. Në Graqanicë ndërkaq janë arrestuar dy qytetarë serbë pasi që nën ndikim të alkoolit i kanë penguar policët gjatë kryerjes së detyrës. Të dyshuarit me vendim të prokurorit në këtë rast janë dërguar në burg. Në Prizren dy qytetarë shqiptarë poashtu nën ndikim të alkoolit, fillimisht i kanë fyer dhe ofenduar verbalisht policët e më pas gjatë arrestimit dhe i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në detyrë. Si pasoj e sulmit zyrtarët policor kanë pësuar lëndime në pjesën e duarve dhe fytyrës. Sulmuesit me vendim të prokurorit janë dërguar në burg. Në pikën kufitare të Vërmicës ndërkaq një shtetas i Shqipqërisë ka tentuar të futet brenda Kosovës pa lejen e policisë. Zyrtari Policor i ka kërkuar autorizim për veturën të cilën ishte duke e ngasur e cila nuk ishte në emrin e personit të dyshuar. Pasi qe i dyshuari nuk kishte pasur autorizim për ta vozitur veturën kishte tentuar që të futet në Kosove pa lejen e Zyrtarit Policor duke mos respektuar urdhrat e policisë. I dyshuari është intervistuar më pas dhe me vendim të Prokurorit ai është liruar me urdhërin që më pas të paraqitet para gjykatës. Po dje pas një pune të gjatë hetimore në fshatin Shakovicë të Podujevës është identifikuar dhe arrestuar një qytetar i cili në tetor të vitit 2014 i kishte sulmuar zyrtarët policor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit me vendim te prokurorit ky person është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here