Arrihet marrëveshja me Greqinë-kostoja 100 miliardë dollarë

0

Greqia dhe partnerët e saj evropian arritën marrëveshjen e tretë mbi borxhet, pas një takimi maratonik.

Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, tha të hënën në Bruksel se një marrëveshje e njëzëshme është arritur pas 17 orë bisedimesh.

Greqia u pajtua me një sërë reformash të vështira në shkëmbim të një kredie dëshpërimisht të nevojshme prej rreth 100 miliardë dollarësh.

Më herët, agjencia franceze e lajmeve, citoi një burim të paidentifikuar të ketë thënë se një marrëveshje “kompromisi” është arritur ndërmjet kryeministrit grek Alexis Tsipras me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Francois Hollande dhe presidentin Tusk.

Kryeministri Tsipras, tani duhet të bindë parlamentin grek që të miratojë marrëveshjen deri të mërkurën, përfshirë reformat e taksave dhe pensioneve që do të shkaktojnë shkurtime të thella në shoqërinë greke. Pasi që parlamenti të miratojë marrëveshjen, Tsipras duhet të bindë 18 partnerët evropian që të lirojnë fondet për shmangur falimentimin e shtetit.

Donald Tusk tha të hënën se marrëveshja ka “kushte të rrepta” por e vë Greqinë në vijë me partnerët e saj evropian. Ai tha se marrëveshja e re “rivendosë besimin tek partnerët evropian”.

Angela Merkel tha se “kushte të vështira janë vendosur” me marrëveshjen, por. “përparësitë e saj janë më të mëdha sesa disavantazhet”. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here