Arrihet koalicioni Nisma-LDK në Malishevë, LDK i merr 3 drejtori dhe nënkryetarin

0

 

MALISHEVË, 23 SHKURT – Më në fund është arritur marrëveshja për koalicion mes Nismës për Kosovën dhe LDK-së për ndarjen e pushtetit lokal në Malishevë. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Online Ragip Begaj, kryetar i Nismës dhe i Komunës së Malishevës. Ai ka bërë me dije se sot pasi ka dështuar seancea për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal është nënshkruar marrëveshja për koaliicon mes tij dhe kryetarit të Degës së LDK-së Januz Kastratit. Sipas marrëveshjes LDK-së i janë dhënë 3 drejtori dhe posti i nënkryetarit. Drejtoria e Urbanizmit e Administratës dhe e Gjeodezisë tani do të udhëhiqen nga LDK-ja në Malishevë. Nënshkrimin e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe kryetari i degës së LDK-së Januz Kastrati. Ai ka bërë me dije se sot vonë pasdite është nënshkruar marrëveshja dhe pas këtij akti LDK-ja do të përkrah nesër të propozuarin për kryeues të KK-së nga Nisma për Kosovën, Aziz Thaçin. Kastrati ka bërë me dije se LDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatët e vet për dejtorë të drejtorive ndërkaq sipas tij drejtorët e propozuar nga ata do t’i marrin postet më 9 mars.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here