Arrestohet shqiptari më i urryer në Amerikë

0

Martin Shkreli, shqiptari që drejton një prej kompanive farmaceutike më të mëdha në Shtetet e Bashkuara është arrestuar me akuzën e mashtrimit.

Shkreli u bë i njohur në mbarë botën disa javë më parë, për shkak të vendimit për të rritur çmimin e një ilaçi që përdoret si kurë ndaj AIDS-it nga 13.5 dollarë në 750 dollarë.

Ai është vënë në pranga me akuzën e mashtrimit lidhur me një prej kompanive të themeluara prej tij.

Në fillim të shtatorit, Shkreli u cilësua nga mediat si “njeriu më i urryer në internet, pasi bleu të drejtat e shpërndarjes së medikamentit “Daraprim”, i cili përdoret për të trajtuar problemet e sistemit imunitar që shkaktohen nga sëmundje si virusi HIV. Ai e rriti çmimin me 5 000 për qind, një veprim që shkaktoi zemërim të madh tek të sëmurët dhe familjarët e tyre.

Shkreli akuzohet për përvetësim të paligjshëm të aksioneve të “Retrophin Inc.”, një kompani e themeluar prej tij në vitin 2011, dhe përdorimin e tyre për të paguar borxhe të krijuara nga marrëveshje që nuk kanë lidhje me të, raporton agjencia “Bloomberg”.

Kush është Martin Shkreli

Shkreli është fëmijë emigrantësh. I ati, një shqiptar, dhe e ëma kroate kanë punuar si portierë në Brooklyn. Mediat amerikane e përshkruajnë si mishërimi i ëndrrës amerikane dhe njëkohësisht fyerje ndaj saj.

Në rininë e hershme, ai ishte i pavarur dhe premtues për të ardhmen, pavarësisht se i la studimet në një prej shkollave më elitare në Manhattan. Ai i pati sukseset e para në bursën e Wall Street-it pa mbushur ende 20 vjeç.

Ai ka themeluar dhe drejtuar disa kompani farmaceutike si “Turing Pharmaceuticals” dhe “Imprimis Pharmaceuticals”, ndërsa prej 15 nëntorit ka shumicën e aksioneve në kompaninë “KaloBios Pharmaceuticals”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here