Arrestohet romja e Mitrovicës që ka vjedhur 13 mijë euro

0

Policia e Kosovës njoftoi arrestimin e një femër të komuniteti rom në Mitrovicë, si të dyshuar për vjedhjen e një shume prej 13 mijë euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i vjedhjes së parave ishte raportuar po ashtu nga një femër tjetër e komunitetit rom në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, rreth një muaj më parë.

“Viktima femër e komunitetit rom ka raportuar se nga shtëpia e saj janë vjedhur 13.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Raporti i policisë sqaron që arrestimi i të dyshuarës është bërë mbrëmë dhe me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në paraburgim dhe rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here