Arrestohet Ramush Haradinaj

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, është arrestuar në Aeroportin e Sllovenisë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

“Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.

AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj.

Fletë-arrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinajt janë zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme”/RTK

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here