Arrestohet një femër pasi tenton t’i dërgoj telefona në burg bashkëshortit

0

Një femër është arrestuar në Burgun e Dubravës, në komunën e Istogut pasi që, gjatë vizitës bashkëshortit të saj në burg tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobil të llojit “Ericson” dhe “Samsung” si dhe një bateri dhe dy koka të mbushjes së telefonit të cilat kishte për qëllim t’ ia dërgoj bashkëshortit. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Tek të burgosurit në Burgun e Dubravës shpesh janë gjetur telefona mobil, të cilët nuk u lejohet t’i posedojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here