Arrestohet në Itali shqiptarja, trafikante e nivelit të lartë të drogës

0

Antimafia italiane ka zhvilluar një operacion, në sajë të të cilit janë arrestuar 25 persona. Mësohet se mbi këta persona rëndonte akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës për llogari të klanit mafioz të Ndranghetas Mancusi di Limbadi.

Midis të prangosurve është edhe një grua shqiptare. E ditur bëhet se identiteti i saj është Elisabeta Kotja. Ajo është 40 vjeç dhe është cilësuar si një trafikante droge e nivelit të lartë. Ky operacion antimafia i koduar “Obsesioni” është shtrirë në rajonet e Kalabrisë, Lombardisë e Puglias. Në saj të tij është zbuluar një trafik i madh lëndësh narkotike nga Kolumbia, Venezuela, Republika Domenikane e Hollanda drejt Italisë dhe Evropës. Sasi të konsiderueshme kokaine, marijuane dhe hashashi bliheshin drejtpërdrejtë nga trafikantët e drogës në Amerikën Jugore e më pas shpërndahej e shitej në territorin italian. Përveç shqiptares të arrestuara janë dhe dy femra venezuelase të njohura si koka e trafikut ndërkombëtar. Ato janë Garcia Rebolledo Clara Ines dhe Forgione Gina. Hetimet për këtë operacion kishin nisur që para dy vitesh dhe është cilësuar si një sukses i vërtetë, pasi është shkatërruar një prej grupeve më të mëdha kriminale. Është sekuestruar mbi 3000 kg hashash, i cili nëse do të hidhej në treg do t’i sillte klaneve të Ndranghetas një përfitim prej 4-5 milionë euro, do të shkonin për trafikun e kokainës. KUSH ËSHTË SHQIPTARJA E ARRESTUAR? Elisabetja Kotja, 40 vjeç, është shqiptarja e arrestuar nga policia italiane, e cila bënte pjesë në grupin kriminal që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt italisë. Dyshohet se ajo ishte ndërmjetëse me kartelet e drogës, së bashku me dy femra të tjera nga Venezuela. Shqiptarja rezulton e lidhur me italianin Salvatore Costantino, i cili u vu gjithashtu në pranga. Policia italiane tha se shqiptarja Elisabeta Kotja lindur në Shqipëri më 19.09.1979 konsiderohet si një ndërmjetëse e nivelit të lartë me eksponentët e kartelave të drogës në Amerikën Latine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here