Kush është anglezi që u arrestua në Gjakovë nën dyshimin për pedofili dhe çfarë vepra e rëndojnë?

0

Anglezi që prej shumë vjetësh jeton në Gjakovë si myslimanë i konvertuar është kapur nga policia nën dyshimet për pedofili.

74 vjeçari dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dy femra të mitura.

Pra tre vjetësh një anglez u konvertua nga besimi i krishterë në atë myslimanë, por veprat për të cilat dyshohet nuk i lejohen as nga feja e parë e as nga e dyta.

Antoni Ashtdowon i njohur si Hamiti u arrestua me dyshimin se keqtrajtoi seksualisht dy vajza nën moshën 16 vjeçare, raporton Klan Kosova.

Kryeprokurorja e Gjakovës Shpresa Bakija tha se kishte kohë që ai ishte nën hetime.

Ajo tha se kanë në posedim disa CD ku shihet se anglezi torturon vajzat seksualisht.

Sipas prokurores Bakija ka bazë të mjaftueshme që Ashtdowun të mbahet në paraburgim.

Ashtdowun jeton në Gjakovë që nga viti 2000.

Mësohet se shtetasi anglezi ka qenë i dënuar edhe në shtetin e tij për veprat e njëjta penale.

Pronari ku ai jetonte me qira tha se nuk kishte vërejtur asgjë të dyshimtë. /KlanKosova/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here