Arrestohet kamarieri i dyshuar se vrau rojën në “Albi Mall” në Prishtinë

0

Nazmi Ramadani (44), roja e qendrës tregtare të “Albi Mall”, dyshohet se është vrarë nga njëri prej kamerierëve të kësaj qendre.

E treguesi për vrasjen e rojës po del të jetë çamçakëzi i njëri nga kamerierët që punojnë në këtë qendër.

Burime të Indeksonline tregojnë se personat se që hynë në “Albi Mall” për të vjedhur ia panë sherrin çamçakëzit që kishin në gojë.

Hetimet e policisë në vendin e ngjarjes dhe marrja e të gjitha provave tregojnë se ADN-ja përputhen me çamçakëzin e njërit prej kamerierëve të kësaj qendre.

Ndonëse të njëjtat burime të Indeksonline theksojnë se kamerat e sigurisë nuk kanë mundur që ta kapin gjithë ngjarjen, çamçakëzi ishte ai i cili çoi deri te e gjithë e vërteta e vrasjes së tij saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të dyshuar për vrasjen e Nazmi Ramadanit (44), rojës së vrarë ditë më parë në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq, njësitet policore janë në kërkim edhe të personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here