Arrestohet Ismail Morina-Ballisti, kapet me 2 pistoleta në makinë

0

Policia e Tiranës ka ndaluar 4 persona mes tyre edhe Ballist Morinën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën  “Petro Nini Luarasi”,  ku policia ka ndaluar automjetin tip “Range Rover” që po drejtohej nga Ismail Morina.

Të arrestuarit e tjerë janë Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane, Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u zbulua dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë Zastava me 6 fishekë, e cila ishte pa lejen përkatëse. Gjate kontrrollit te mjetit ne pjeset e brendeshme te tij eshte bere e mundur gjetja dhe e nje arme tjeter pistolete tip TT si dhe 30 fishekeve per kete pistolete.

Po ashtu u zbuluan dhe sekuestruan edhe 30 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Të ndaluarit u shoqëruan në Komisariatin nr.1 ku edhe po merren në pyetje.  Përpara hetuesve Ballisti është shprehur se armën e mbante për vetëmbrojtje, raporton javanews.al.

Procedura e shoqërimit në polici zgjat deri në 72 orë. Kjo do të thotë se Ballist Morina humbet ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here