Arrestohet i shumëkërkuari, punonte në restorantin ku drekonin policët

0

Policia britanike ka arrestuar një 28-vjeçar polak, i cili kishte kryer një vrasje në Krakov. Piotr Kupiec, 28 vjeç, cilësohej si një nga njerëzit më të kërkuar në botë dhe është vënë në pranga ndërsa punonte në një restorant në qytetin Wiltshire në Angli.

Agjentët e policisë, të cilët arrestuan të shumëkërkuarin,  ishin klientë të rregullt në lokalin ku ai punonte si kamerier.

Kupiec akuzohet për plagosje me pasojë vdekjen e një tifozi në Krakov të Polonisë në vitin 2007.

Kupiec ishte në kërkim prej 8 vjetësh, por kolegët dhe klientët e përhershëm të restorantit ku ai punonte prej kohësh mbetën të tronditur pas arrestimit dhe publikimit të ngjarjes, pasi sipas tyre 28-vjeçari kishte një sjellje të mirë dhe ishte mjaft miqësor.

Restoranti ku polaku i shumëkërkuar punonte nuk është më shumë se 300 metra larg nga rajoni i policisë së Wiltshire-it dhe është mjaft i frekuentuar nga oficerët dhe stafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here