Arrestohet i dyshuari që tentoi ta vriste kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila

0

Para pak çastesh është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasjen ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Zërin” rastin. “Është arrestuar një person lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Kusari-Lila, ka deklaruar për media se dikush në Kosovë ka porositur vrasjen e saj, dhe aktin e vrasjes, sipas saj, do ta kryente dikush nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë përcjellë tek unë lajmin që jam cak i një sulmi”. Hetimet kanë nxjerrë që ka qenë një sulm i porositur tek ata që kryejnë këto punë”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here