Arrestohet gjyqtari nga Fieri, kërkoi seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës

0

Policia e Tiranës në bashkëpunim me drejtorinë e Fierit kanë arrestuar gjyqtarin e gjykatës së shkallës së parë në Fier, Roland Hysi 50 vjeç, pasi i kërkoi seks dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Gjithashtu është arrestuar edhe sekserja, Elona Meçani, e cila është psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjyqtari dhe psikologja akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas arrestimit gjyqtari Hysi dhe psikologja ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ata u arrestuan pas transmetimit mbrëmjen e djeshme të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ ‘STOP’, ku gruaja, denoncuese tregoi gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here