Arrestohet gjakovari me drogë

0

Ëështë arrestuar një person me drogë në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë  15.01.2016-09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti dyshohej se merrej me shit-blerje të substancave narkotike. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar një çantë me mbetje-fije bari që dyshohet të jetë Marihuanë, 10 qese plastike të prera që shërbejnë për paketim të narkotikëve, 1 gr. substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here