Arrestohet Dardan Molliqaj i VETVENDOSJES

0

Sot, rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka bërë me dije Lëvizja VETVENDOSJE përmes një komunikate.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar fuqishëm ndaj këtij arrestimi dhe ka lënë të nënkuptohet se Molliqaj është arrestuar për rolin e tij në protestat e mëhershme.
“Dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare”, ka konstatuar LVV.
“Qeveria, në vend që të merret seriozisht me kërkesat e drejta të qytetarëve protestues dhe t’i plotësojë ato, po i arreston protestuesit duke e vazhduar kështu përndjekjen e kërcënimin ndaj qytetarëve, në mbrojtje të shtetit të kapur. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here