Arrestohet aktivisti i VETËVENDOSJE!-s, Kushtrim Dakaj

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar sot se është arrestuar aktivisti i saj Kushtrim Dakaj. Arrestimi sipas kësaj partie është bërë me urdhër të EULEX-it, në lidhje me aksionet e mëhershme politike. “Ky arrestim konfirmon mungesën e drejtësisë në Kosovë dhe prirjet totalitare të pushtetit në vendin tonë. Përndjekjet ndaj protestuesve nuk po ndalen, ndërkohë që krimi e korrupsioni i pushtetarëve po rritet”, ka reaguar LVV. “Në vend që drejtësia të merrej me këta të fundit, prokuroritë e gjykatat tona janë vënë në shërbim të autokracisë që po tentohet të instalohet në Kosovë, duke arrestuar e përndjekur ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë padrejtësinë”, ka tërhequr vëmendjen partia më e madhe opozitare kosovare duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit Kushtrim Dakaj dhe ndaljen e përndjekjes së aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here