Arrestohen, por lirohen ata që gjuajnë me armë nëpër ahengje

0

Po vazhdon arrestimi për të shtëna në ahengje familjare nëpër Kosovë. Raportohet se te një person në Prizren është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Zastava Magnum me 47 copë fishekë dhe 18 gëzhoja të cal.3.57 mm pasi që ky qytetar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me këtë armë. Pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt. Edhe në Gjakovë është arrestuar një qytetar pasi që gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Tek ky qytetar është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me dy karikatorë dhe 23 copë fishekë të cal.7.62mm,  ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja të njëjtit cal. Edhe ky person pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Nuk janë të rralla rastet kur prokurorët po i burgosin qytetarët të cilëve në shtëpi apo vetura u gjenden armë zjarri, pa i përdorur ato, ndërkohë që po i dërgojnë në procedurë të rregullt ata që i përdorin armët duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here