Arrestohen pasi po gjuanin në shenjë, policia ua konfiskon disa pushkë

0

Tre qytetarë nga Podujeva janë arrestuar pasi që të njëjtit në një luginë në fshatin Katunishtë kanë shtënë me armë zjarrit në një cak. Policia nga këta persona ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 30 fishek të kal. 7.62 mm dhe një pushkë të llojit Karabinë me një fishekë të kal. 7.62 mm, dy pushkë gjuetie me 37 fishekë të kal. 12 mm dhe një pushke ajrore. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here