Arrestohen grabitësit e afro 17 mijë eurove, tregojnë vet ku i kanë fshehur ato

0

Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës dje në Veternik janë identifikuar dhe arrestuar dy qytetarë pasi që për ata ekziston dyshimi i bazuar se në me 30 maj e kanë kryer një vepër grabitjeje. Në veturën e njërit nga të dyshuarit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një shumë prej 9.910 euro që dyshohet të jetë një pjesë e shumës e të hollave të grabitura. Në vazhdimësi të hetimeve i arrestuari i dytë gjatë intervistës ka treguar për paratë e grabitura dhe vendin ku i ka të fshehura. Pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 16.700 euro që është pjesë e shumës tjetër e të hollave të grabitura. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here