Arrestohen dy skafistë shqiptarë në ujërat italiane,transportonin emigrant ilegal (video)

0

Policia italiane ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme dy skafistë shqiptarë, të cilët po drejtonin një gomone me 37 emigrantë drejt brigjeve të Salentos, pranë Barit.

Sipas “Republica”, gomonia u ndalua nga Guardia di Finanza pa mbërritur në breg. Policia italiane arrestoi dy shqiptarët me inicialet A.X. 28 vjeç dhe A.Z. 42 vjeç, që mendohen se janë nga Vlora.

Në gomonen e ndaluar gjendeshin 37 emigrantë sirianë dhe kurdë, mes tyre 5 gra dhe fëmijë. Këta janë dërguar në një kamp emigrantësh në Otranto.

skafisti1-620x465

Hetimet e deritanishme tregojnë se gomonia ishte nisur nga Greqia, përkatësisht nga ishulli i Korfuzit. Vetëm një ditë më parë, policia italiane bllokoi një tjetër gomone me mbi 30 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme.

Dy shqiptarët e arrestuar priten të dalin para drejtësisë italiane në ditët në vazhdim, ku do të përballen me akuzën e trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore./shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here