Arrestohen dy aktivist të Vetëvendosjes për fyerje përmes grafiteve

0

Mbrëmjen e ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për arsye se ata kishin shkruar në disa mure të kryeqytetit mbishkrime ku thuhet: “Ambasador ti je i dehur, shko në shtëpi”, që ia kishin dedikuar ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch, raporton Indeksonline.

Indeksonline mëson se emrat e aktivistëve të arrestuar janë: Egzon Balaj dhe Dritëro Çardaku.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që grafitet në kryeqytet të mos lejohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here