Arrestohen autorët e masakrës së Tiranës, të vrarët nuk ishin caku

0

Vihen në pranga dy ditë pas masakrës së dyfishtë autorët e krimit ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit. Uniformat blu arrestuan dy autorët e dyshuar e vrasjes së Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Dy të arrestuarit janë Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Atentati në lulishten “1 Maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në lumin e Lanës.

Policia njoftoi se ka sekuestruar edhe veshjet e përdorura nga autorët në momentin e krimit, si dhe njërën nga armët me të cilën u krye atentati. Dy autorët kishin shënjestër të plagosurin Elvis Gaçaj, një person me disa precedentë penal, i arrestuar gjithashtu pasi u gjet 5 gr kokainë në banesë. Ndërkohë që, dy viktimat Aurora Oskian dhe Kevin Rugova nuk ishin objektiv i dy të rinjve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here