Arrestohen 3 të dyshuar për terrorizëm

0

Policia e Kosovës-Drejtoria Kundër Terrorizmit, në mbështetje edhe të njësive tjera policore, në rajonin e Gjilanit dhe në Prishtinë ka realizuar sot një operacion policor me ç’rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar për terrorizëm. Sipas një njoftimi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, të dyshuarit janë: H. A.(1990), D. K.(1992) dhe K. H.(1991). Këta persona sipas njoftimit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “lehtësim në kryerjen e terrorizmit”, “rekrutim për terrorizëm”, “shtytje për kryerjen e veprave terroriste”, “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” dhe “financim i terrorizmit”. Mësohet se gjatë operacionit si prova materiale janë konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa pajisje elektronike etj. Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here