Arrestohen 3 serbë, dyshohen për fallsifikim të 35 mijë dollarëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se një ditë më parë Drejtoria për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Ferizajt, konkretisht në fshatin Drajkovc, komuna e Shtërpcës, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit kryenin veprën penale ‘falsifikim i parasë’. Personat e arrestuar në këtë rast janë: J. M.(1983),serb, Z. D.(1978),serb dhe G. D.(1978) poashtu serb. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) dollarë amerikanë, të cilët dyshohet të jenë falsifikuar. “Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kurse me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për (48) dyzet e tetë orë”, ka bërë me dije Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here