Arrestohen 3 kontrabanduesë të migrantëve

0

PRISHTINË, 23 JANAR – Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar nga njësitë tjera relevante të këtij departamenti dhe stacioni policor i Gjilanit, ka kryer sot një operacion të bastisjeve dhe arrestimeve në tri lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit. Gjatë këtij operacioni policor sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës nga Prishtina, janë arrestuar 3 persona të cilët dyshohen se me qëllim të përfitimit material, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim, përmes rrugëve ilegale kanë dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Si provë materiale tek njëri nga të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një revole CZ kal. 9mm. “Prandaj ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kane kryer vepër penale: ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të prokurorit kompetent dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here