Arrestohen 2 persona rreth vrasjes në “Albi Mall”, në kërkim edhe i treti

0

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve relevante policore, duke përfshirë hetuesit policorë të DRP-Prishtinë, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar sot se është arritur që të identifikohen dhe njëherit të ndalohen 2 persona të dyshuar, se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së rojës së sigurimit në qendrën komerciale “Albi Mall” në Prishtinë.
“Fillimisht me datë 07.04.2015, është arritur që të arrestohet i dyshuari i parë i përfshirë në këtë, të cilit me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit, për të vazhduar me hetime të mëtutjeshme policore, ndërsa me datë 08.04.2015 rreth orës 23:45 minuta, është identifikuar dhe intervistuar edhe personi i dytë i dyshuar, i cili në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se është përfshirë në rastin e vrasjes në fjalë, dhe me vendim të prokurorit të Departamentit të Krimeve të Renda, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka dhënë detaje policia pa e treguar identitetin e të arrestuarëve.
“Njësitet policore në vazhdimësi të punës hetimore, kanë realizuar disa bastisje, ku në cilësi të provës materiale kanë arritur të konfiskojnë një armë të fshehur në tokë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe disa dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”, ka bërë me dije policia.
“Policia e Kosovës me njësitet e saja policore, po vazhdon me hetime intensive drejt zbardhjes në tersi të këtij rasti, ku është në kërkim edhe të një personi tjetër i dyshuar”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here