Arrestohen 2 persona që shisnin marihuanë nëpër Prishtinë

0

Policia e Kosovës pas hetimeve të zhvilluara ka siguruar informacione se dy qytetarë në Prishtinë janë duke u marrë me shitje të narkotikëve në pjesë të ndryshme të qytetit. Dje policia e ka ndaluar veturën Ford fiesta që drejtohej nga njëri prej këtyre qytetarëve ndërsa në veturë ndodhej edhe një qytetar tjetër. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit sipas njoftimit të policisë janë gjetur dhe konfiskuar 0.57 gr. marihuanë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar tri bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis, 10 fishkë të cal. të ndryshëm dhe një karikator i zbrazët. Dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here