Arrestime antidrogë në Shqipëri dhe Gjermani

0

Prokuroria e Hanoverit në Gjermani ka bërë publike fakte të tjera për grupin e kokainës të sekuestruar në Shqipëri. Mediat gjermane shkruajnë se në një njoftim zyrtar të organit të akuzës, thuhet se laboratori i drogës në Xibrakë është zbuluar falë hetuesve nga Saksonia e Poshtme. Në mediat e huaja shkruhet se gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes së cilëve edhe nipi i ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Hetuesit gjermanë, në njoftimin e bërë publik për mediat, hedhin dyshime se laboratori funksiononte prej kohësh, shkruhet sot në GSH.

Mediat gjermane iu kanë referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Hanoverit.Nga operacioni policor në Shqipëri është arrestuar edhe një 46-vjeçar i cili jetonte në Hameln të Gjermanisë, duke iu referuar Ilir Hysenit. Por, organi i akuzës gjermane bën me dije se mes bashkëpunëtorëve të grupit të kokainës është edhe një 47-vjeçar me banim në Holzminden, banesa e të cilit është kontrolluar, por pa dhënë detaje se kush është ky bashkëpunëtor. “Hetuesit kanë kapur 20 kg kokainë të pastër, disa armë zjarri, kartëmonedha të ndryshme në vlerën e rreth 400 mijë eurove.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here