Arrest me burg për mësuesin në Ditën e Mësuesit

0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg” për ‘mësuesin’ Indrit Alushaj, që i vendosi flakën Drejtorisë Arsimore pak ditë më parë.

“Jam pa punë kam tre muaj. Më kishin premtuar për punë”, mësohet të ketë thënë 33 vjeçari.

Çfarë njoftonte policia për arrestimin e tij

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale. /Gazeta SHQIP/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here