Arratiset nga burgu, por nuk ia del të rrijë më shumë se një orë në liri

0

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë është arratisur por nuk ia ka dalë të rrijë në liri as një orë të plotë. Ai dje rreth orës 18:00, ishte arratisur nga Qendra Korrektuese ku ishte duke vuajtur dënimin lidhur me një rast “Vjedhje e Rëndë”. Pas informatës në aktivizim të planit operativ nga njësitë policore rreth orës 19:00 është ndaluar një veturë me targa lokale në të cilën është gjetur si pasagjer dhe është arrestuar i arratisuri. Me vendim të prokurorit i arratisuri pas inicimit të rastit është kthyer në vuajtje të dënimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here