Armiku im

0

MIMOZA AHMETI

Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s’mund ta dijë
(kur kushtëzimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash në gjumë dhe përftim
te asaj që kërkoja,
prej teje gjelbëroi lënda ime, u zgjua
dhe u perëndua,
kur vrasja shpirtat mbërtheu.
Oh, në të vërtetë ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikërisht ato që ne zhvleftësuam
ndërsa rrugës ecim
që asnjëhere s’i ditëm,
turmat,
që inerte derdhen
dhe frymë marrin
me injorim lanë pasojë
mbi shpirtin tënd
mbi shpirtin tim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here