Armenët duan ta përvetësojnë Nënën Terezë

0

Nuk janë vetëm maqedonasit dhe vllehët që mohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës. Tash edhe armenët e largët kanë pretendime që humanisten e madhe shqiptare, murgeshën katolike  të lindur në Shkup dhe që është në rrugë për t`u shpallur e shenjtë nga Vatikani, ta bëjnë të tyren.

Siç shkruan një portal me lajme armene në gjuhën gjermane Haypressnews, “emri i vërtetë i Nënë Terezës ka qenë Agnessa Boyajyan, që të bën kuptosh për një prejardhje armene të saj, transmeton albinfo.ch. Nënë Tereza ia ka thënë këtë patriarkut të lartë dhe kreut katolik të të gjithë armenëve Vazken I. Baljian, me rastin e vizitës së saj pas tërmetit të vitit 1988 në Armeni”.

Më tutje portali shkruan se ipeshkvi Pargev Martirosyan e ka konfirmuar këtë njoftim për portalin “Hayern Ausor” dhe ka thënë se “Vazken I. e ka mësuar këtë informatë nga takimi që ka pasur me Nënë Terezën. Sipas rrëfimit”.

Sipas rrëfimit të mëtejmë që sjell portali armeno-gjerman, “babai i Nënë Terezës ishte shpërngulur nga Armenia Perëndimore dhe ishte vendosur në Shqipëri. Nëna e saj kishte qenë shqiptare e krishterë. Menjëherë pas takimit, Vazken I. e kishte ndarë këtë lajm me 20 deri 25 prej nesh që ishim në tubim”, ka thënë Pargev Martirosyan.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here