Armend Berisha, Nehat Idrizi dhe Gjimshit Galjushi, u propozuan për anëtarë të KGJK-së

0

PRISHTINË, 18 SHKURT – Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, sot u shqyrtuan propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sipas kërkesës së Komisionit, ka dërguar në komision 285 emra të gjyqtarëve dhe sipas KGJK-së për asnjë nga të propozuarit nuk ka procedura gjyqësore. “Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të komisionit, Armend Berisha, Nehat Idrizi, si dhe Gjimshit Galjushi, morën mbështetjen e anëtarëve të komisionit për procedim në Kuvend”, është njoftuar pas kësaj mbledhjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here