Armando Duka: “KAS-it do t’ia përmendim tri pikët për Rusinë”

0

Për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armando Duka, janë të gjitha mundësitë që CAS-i të marrë një vendim të drejtë, çka do të thotë në favor të Kombëtares Shqiptare.

“Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lauzanës është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë. Kemi marrë masat që të përgatitemi sa më mirë. Në seancë do të jetë i pranishëm avokati jonë, unë, trajneri De Biasi, kapiteni dhe specialistë të fushës. Shpresoj në një vendim pozitiv”.

Numri 1 i federatës iu përgjigj më pas edhe pyetjes së Sport News në lidhje me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Mali i Zi-Rusi dhe sa mund të ndikojë ky vendim në atë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

“Vendimi i UEFA-s për Rusinë është një argument që ne do ta paraqesim. Do t’i bëjmë me dije CAS-it se vendimi i marrë për Rusinë tregon një qëndrim me dy standarde. Ngjarjet e Malit të Zi ishin shumë pak më të rënda se ato të Serbisë. Besoj se duhet ta marrin parasysh si një precedent”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here