Argjentinë, lojtari vdes në fushë, ndërpritet kampionati (Video)

0

Tragjedia e radhës në Argjentinë. Kristian Gomez, 27 vjeçari i Atletiko Paranas, ka vdekur në fushë për shkak të një infarkti në zemër.

Ndihma e shpejtë, edhe pse e menjëhershme, rezultoi e kotë. Lojtari shkoi në spital pa jetë. Argjentina ka akoma para syve imazhet e tmerrshme të incidentit që i kushtoi jetën Manuel Ortegës pak ditë më parë dhe tashmë tronditet sërish nga një tjetër fatkeqësi në fushë. Federata ka ndaluar kampionatin.

Ka qenë minuta e 32-të e ndeshjes së Divizionit të dytë, Boka Unidos-Atletiko Parana, kur Kristian Gomez është shembur në tokë, larg nga topi.

Situata u duk menjëherë shumë e rëndë, shokët iu afruan dhe nisën ta ajrosnin duke tundur fanellat që i kishin hequr, por ishte e kotë. Mjekët thanë se bëhet fjalë për një “infarkt të menjëhershëm”.

https://www.youtube.com/watch?v=4OZaEjwYMXE#t=76

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here