Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes i reagon ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit

0

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, i ka reaguar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami lidhur me deklaratën se në Komunën e Prishtinës në disa vende nuk ka nisur mësimi. “Po shpresoj se ministri e ka ngatërruar Komunën e Prishtinës me ndonjë komunë tjetër dhe se nuk ka bërë qëllimisht këtë deklaratë të pavërtetë, pasi personalisht e kam njoftuar dje gjatë vizitës në shkollën “Dardania” se mësimi ka filluar sipas planifikimit në të gjitha shkollat dhe poashtu kemi dërguar dy njoftime zyrtare ( një për ndërrimin e paraditës dhe një për atë të pasditës).

Unë kam parë se për fat të keq edhe këtë dhjetor ka pasur shkolla që nuk kanë ngrohje të mjaftueshme dhe nxënësit e mësimdhënësit kanë zhvilluar mësimin në të ftohtë, por kjo nuk ndodhë në Prishtinë, jo me qeverisjen tonë. Për ne fëmijët dhe kujdesi për ta ja mbi të gjitha”, ka shkruar ajo.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ftuar në emisionin “SOT” në KTV, ka pranuar se në 4-5 shkolla të Komunës së Prishtinës nuk ka filluar dje gjysmëvjetori i dytë si pasojë e mungesës së ngrohjes.

Megjithatë, ai thotë të jetë evituar ky problem dhe mësimi do të rifillojë menjëherë në ato shkolla.

“Mësimi në shkollat që dje kanë pasur mungesë të ngrohjes do të rifillojë sot”, ka konfirmuar Bajrami, raporton Koha.net.

Ministri Bajrami ka theksuar se kanë marrë konfirmimin edhe nga drejtuesit e shkollës së kompetencës në Malishevë, atje ku dje pati mosmarrëveshje mes mësimdhënësve dhe mësimi nuk rifilloi, se mësimi do të vazhdojë sot.

Tutje, ministri Bajrami ka folur edhe për tekstet shkollore, duke theksuar se duhet të rishikohen shumë prej tyre.

“Historia duhet të mësohet pa premisa politike, por të mësohet ashtu siç është, dhe sivjet do t’i rishikojmë disa tekste shkollore”, ka thënë Bajrami.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here