Shqiptari Arben Hazizi, “Kuzhinieri i Vitit” në Wuppertal

0

Kështu shijon Wuppertali». Redaksia e gazetës «Wuppertaler Rundschau» ka zgjedhur shqiptarin Arben Hazizi si kuzhinierin më të mirë në Wuppertal. Ajo e ka vlerësuar Hazizin me «W-në e artë» për «menytë përrallore» të restorantit të tij «Mediteran».

49 vjeçari i cili «në gjithë botën» është i njohur si Beni, ndonëse është shef dhe pronar, vazhdon të jetë gjithmonë vetë në vendin ku përgatiten gjellët, transmeton albinfo.ch.

Testuesve që i kanë dhënë çmimin, ai u ka ofruar delikatesa të punuara mbi bazën e kuzhinës klasike franceze, shkruan gazeta. Ata e kanë vlerësuar finesën me të cilën shqiptari ka përgatitur ushqime nga më të ndryshmet, duke filluar nga mishi i qengjit deri te llojet e ndryshme të peshkut. Ai nuk përton t`u afrohet mysafirëve të tij duke ua prezantuar ushqimet dhe duke u shpjeguar përbërjen, mënyrën e përgatitjes etj.

Kështu, juria nuk e ka pasur vëshirë ta zgjedhë Arbenin si kuzhinierin e vitit.

Ai ka ardhur si refugjat nga Shqipëria. Që nga viti 1997 ai me vëllain tashmë të ndjerë, ka udhëhequr restorantin “Mediteran”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here