Arben Gecaj nga Fraksion+: “E njohim shtetin dhe flamurin e Kosovës”

0

Fraksioni + i njeh shtetin e flamurin e Kosovës, ka thënë Arben Gecaj eksponent i këtij grupi që thotë se funksionon brenda lëvizjes Vetëvendosje, por që këta të fundit thonë se nuk kanë lidhje me këtë grup.  Gecaj i cili ka folur në televizionin Rrokum, ka thënë se Platforma e Fraksionit + tashmë është e detajizuar. Ai ka tregur se  ende nuk e dine se a do të mbeten si një Fraksion apo do të bëhen subjekt i vetëm politik. Sipas tij, kauza kryesore e fazës së parë do të jetë rigrupimi i njerëzve që të shihet se cila është forca duke qene pjesë e impaktit dhe e rrethanave në Kosovë. Ai ka theksur se platforma politike e tyre do të jetë gati në muajin Tetor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here