Apel nga Policia e Kosovës, për siguri në komunikacion

0

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore ka të caktuara Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ka bërë me dije sot Policia e Kosovës.
“Po ashtu, meqë tani jemi në sezonën pranverore, dhe ka lëvizje më të shtuara të mjeteve bujqësore në rrugë, kërkohet një kujdes më i shtuar i pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vet drejtuesit e mjeteve bujqësore, që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe shmangies së pasigurisë në trafik”, është tërhequr vërejtja nga Policia e Kosovës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, “pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here