Anxhela Dashi: “Nuk mjaftohem me suksesin në “Miss Bikini Universe”, synoj më shumë”

0

Anxhela Dashi nuk mjaftohet me një sukses të arritur më 2013 në Kinë, ku e kishte përfaqësuar bukurinë e Shqipërisë. Ajo do akoma më shumë. Thotë se ëndërron të fitojë ndonjë çmim në ndonjë organizim për bukurinë jashtë Shqipërisë.

Elbasansja në një intervistë ka treguar që krahas modelimit nuk e ka në plan që ta lë anash edhe Psikologjinë, drejtimin për të cilin studion. Ajo ka thënë që i pëlqen Shqipëria, si atdheu i saj, porse jo edhe mentaliteti i shumëshprehur ku njeriu më shumë merret me punët e tjetrit se sa ato që i përkasin atij.

Kush është Anxhela jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Unë jashte skenës jam një vajzë e thjeshtë, e përshtatur me gjithë tipat e shoqërushme dhe e komunikushme me te gjithë..

Pse zgjodhët ta studioni Psikologjinë?

Sepse gjithmonë kam pas intuiten për të kuptuar dhe të qetësoj shumë persona.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Jo askush.

 Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Ështe çmimi që fitova në vitin 2013 “Miss beauty Albania 2013”, ku përfaqësova Shqipërin në Kinë në “Miss Bikini Universe” dhe u vlerësova në vendin e pestë.

Cili është suksesi që dëshironi ta arrni?

Kam shumë dëshirë një ditë të arrijë tofeun e madhë në një event jashtë Shqipërisë. Pastaj më pëlqen edhe bota e televizionit dhe dëshiroj që edhe aty të kem sukses.

 A ndiheni më mirë në Elbasan apo në Tiranë?

Në Tiranë, per arsye se jeta në Elbasan nuk më pëlqen dhe ka një mentalitet shume të keq për një modele..

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Nuk kam lexuar për arsye se jam shumë e angazhuar me studimet

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Nuk më pëlqen për arsye se merren me shumë fjalë dhe mentaliteti vazhdon të jetë ai në kohët e vjetra në disa familje ,dhe arsye që më pëlqen është se është vendlindja ime

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po kam qenë në Kosovë sepse shumica e konkurimeve të bukurisë kanë qenë në Kosovë .

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Mos te gënjej,mos të tradhëtoj, të dashuroj .

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Planet e mia janë të mbaroj studimet dhe të bëhëm një psiokologe e shkëlqyer, dhe plane të tjera janë edhe me modelingun, që kam shumë projekte jashtë Shqipërisë dhe brenda Shqipërisë .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here