Anulohet për kohë të pacaktuar Samiti i vendeve të BE-së për Greqinë

0

Samiti i përgjithshëm i të gjitha vendeve anëtare të BE-së i planifikuar të mbahet të dielën është anuluar, përderisa bisedimet e vështira mbi kreditimin e tretë me radhë për Greqinë vazhdojnë, raporton BBC.

Ministrat e Eurozonës vendosën që edhe bisedimet të shtyhen për pak kohë, duke thënë se do të fillojnë shumë shpejtë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se një takim i krerëve të Eurogrupit do të mbahet në ora 14:00, dhe do të zgjasë derisa të arrihet  një konsensus i plotë për Greqinë.

Pa një marrëveshje, ekziston frika se Greqia mund të përjashtohet nga Eurozona, shkruan BBC.

Maratona e bisedimeve për Greqinë gjatë ditës së djeshme përfundoi pa ndonjë marrëveshje, dhe lideri i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, i përshkruajti bisedimet si shumë të vështira, tranmseton Indeksonline.

“Jemi në diskutime të thella mbi propozimet e Greqisë. Është diskutuar çështja e kredibilitetit dhe besimit të ndërsjellë si dhe çështjet financiare, por nuk kemi arritur në një konsensus të plotë”, tha Jeroen Dijsselbloem për Reuters, kryesuesi i ministrave të Eurozonës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here