Anton Kolaj, Hashim Thaçit: Kisha serbe kurr nuk ishte tolerante me shqiptarët

0

Anton Kolaj, ish nënkryetari i LDK-së, i cilësuar si njëri ndër njerëzit më të afërtë të ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka polemizuar sot në distancë me kryediplomatin kosovar Hashim Thaçi rreth postimit të një fotografie në facebook, nga ky i foundit një ditë më parë. Kolaj ka thënë se kisha e ekspozuar afër xhamisë në Ferizaj është serbe dhe sipas tij ajo kishë nuk ka treguar tolerancë ndaj shqiptarëve të asnjë besimi. “Kisha serbe, për fat të keq, ka qenë dhe ka mbetur njëra prej shtyllave kryesore të shovenizmit dhe urrejtjes ndaj joserbëve, të cilitdo religjion qofshin ata”, i ka thënë ndër të tjera Anton Kolaj, Hashim Thaçit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Anton Kolajt në Facebook:
“Kur thuhen e vërteta, ciladoqoftë ajo, njeriu del më faqebardhë!
Një foto që zëvendskryeministri i Kosovës dhe ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Kosovës, zotni Hashim Thaqi ka postu në FB., ku përpos tjerash dëshiron që në Vjenë, të dëshmoj për tolerancën fetare, dhe qëndrimin tolerant ndaj minoriteteve, në këtë rast ndaj minoritetit serb, më shtyri të jap mendim rreth kësaj fotoje:
Kisha dhe xhamija në një oborr, sa interesant, do të thonte një europjan i pa informuar , pak si naiv, që nuk i interson shumë kjo sferë, dhe do të pyste: ku është kjo?
Përpjekja e Ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotni Hashim Thaqi që në Vjenë të dëshmoj se shqiptarët janë tolerantë ndaj feve të tjera, ndaj minoriteteve tjera, do të tingëllonte si e menduar mirë dhe një gjest i menqur diplomatik. Por Europa nuk është larg. Ajo e njeh realitetin ballkanik, ajo e njeh kishën serbe dhe politikën e saj, ajo njeh shqiptarët dhe Kosovën. Ajo e njeh të kaluarën dhe të tashmen tonë.
Ajo, Europa, më shumë është e shqetësuar se si shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe vise të tjera, po menaxhojnë jetën e tyre shtetërore dhe shoqërore.
Europa , jo e tëra, por miqtë tanë tradicional, ata që u dëshmuan në luftën e fundit, me të drejtë janë të shqetësuar se NEWBORN-i Kosovë, ende nuk po mund të ecë sigurt drejt vlerave të demokracisë dhe shtetndërtimit. Dhe kjo, jo vetëm për fajin e serbëve, por në radhë të parë për fajin e shqiptarëve !
Fakti se Kosova është bërë një terren i përshtatshëm socio-politik dhe ideologjik, nga ku përhapet fundamentalizmi islam, i cili tani më botërisht dihet se nuk përfaqëson islamin si fe, e aq më pak fenë islame tradicionale ndërshqiptare, ku shqiptarët rekrutohen dhe rekrutojnë luftëtarë vullnetarë për ISIS-in etj., është për keqardhje.
Këto fenomene, si dhe korrupsioni, nepotizmi, zhvatja, papunësia, krimi i organizuar etj. janë shenja që politikëbërësit, duhet më me përkushtim të punojnë në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë demokratike.
Të kthehem aty ku ja nisa:
Fotografija e ekspozuar për t`i treguar Europës tolerancën fetare në Kosovë, nuk përkon me realitetin, as historik, as atë aktual!
Kisha serbe, për fat të keq, ka qenë dhe ka mbetur njëra prej shtyllave kryesore të shovenizmit dhe urrejtjes ndaj joserbëve, të cilitdo religjion qofshin ata. Kisha serbe, siç e dini edhe Ju, Zotni Minister i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, kurr deri më sot nuk ka shpreh keqardhje për vrasjet, dëbimet, maltretimet, zhdukjen dhe gjenocidin, që bijtë e saj i kanë bërë në Kosovë dhe vise të tjera të hapësirës së ish Jugosllavisë!
Po të fliste sot Jezu Krishti, ai, kësaj Kishe do ti thoshte: unë nuk jam Krishti i juaj, ju nuk jeni bijtë e mij!
Ju Zotni Mimnister i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ju si historian e dini se Kisha serbe kurr nuk ka qenë tolerante ndaj shqipetarëve, as atyre të besimit islam, as të atyre të besimit katolik, e aq më pak të atyre të besimit ortodos, të cilët për fat të keq i ka asimilue me metoda më banale, antinjerzore e antifetare! Një fjalë e urtë në Gjermani thotë: ju (ndoshta) po mendoni mirë, por me këtë gjest po veproni keq!
Shqiptarët duhet të vazhdojnë të jenë tolerantë, ndaj të tjerëve, kombe apo fe, por jotolerant ndaj hipokrizisë, krimit te organizuar, vlerave antishqiptare dhe antidemokratike europjane.
Nëse dielli, për shqiptarët, nuk vazhdon të lind aty ku perëndon(Konica), vaj halli për ne!”

anton rugova

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here