Ansi Agolli: “Më vështirë ndaj Armenisë se sa Serbisë”

0

Ansi Agolli ka thënë se ndeshja kundër Armenisë do të jetë shumë më e vështirë sesa ajo kundër Serbisë, që u zhvillua në tetor të vitit të kaluar.

“Unë mendoj se ndeshja me Armeninë do të jetë më e vështira deri më tani, ndoshta në anën sportive më e vështirë se ndeshja në Beograd”, ka thënë ai. “Kjo, për vetë faktin se na kërkohet fitorja me çdo kusht. Mirëpo, ne duhet ta përgatisim me qetësi këtë takim. Nuk duhet të kemi presion më shumë se sa duhet, përkundrazi, duhet ta përgatisim si një ndeshje të radhës si kundrejt një kundërshtari me kualitete”.

“Le t’i lëmë ëndrrat mënjanë dhe të koncentrohemi vetëm te kundërshtari që kemi më 29 mars. Vetëm kështu mundemi të japim më të mirën tonë”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare për mediat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here