Ansi Agolli: “Loriku e traineri folën bindshëm, presim drejtësi nga KAS”

0

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, pret drejtësi nga KAS-i i Lozanës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Agolli në një prononcim për portalin Online ka thënë se KAS është institucion i pavarur.

“Loriku me trainerin kanë folur bindshem. Kjo ishte seanca dëgjimore e palës sonë. Shpresojmë që ndryshe nga UEFA në KAS të ketë drejtësi, sepse është institucion i pavarur”, ka thënë Agolli.

Të premtën në Lozanë Shqipëria e ka dhënë versionin e saj për ndeshjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në Beograd.

KAS ka bërë të ditur se vendimin do ta publikojë në muajin qershor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here