ANP “Adem Jashari” i dyti në World Travel Awards 2015

0

ANP “Adem Jashari” ka marrë cmimin e dytë në World Travel Awards 2015, ku ishte nominuar në mesin e aeroporteve më të mira te botës. Ky nominim u bë ne bazë te investimit te fundit në terminalin e ri të aeroportit dhe objektet përcjellese, trendit të rritjes së numrit te udhëtarëve dhe fluturimeve, sistemeve të teknologjisë së fundit në treg dhe ndikimit ndaj ambientit në trajtimin e ujit. Poashtu për bazë ishin marrë edhe performanca në kohë e procesimit të udhëtarëve dhe fluturimeve etj.

Mirëpo, sipas menagjeres për Marrëdhënje me Publikun Valentina Gara, ajo që solli në fitore ishin pikërisht votat e qytetarëve të Kosovës dhe diaspores kosovare.

“Ne menaxhuam të arrijmë deri te nominimi por asnjëherë nuk do të renditeshim në vendin e dytë pa votat e udhëtarëve tanë që shumicën e përbëjnë diaspora. Andaj, jemi mirënjohës dhe ju falenderojmë për përkrahjen tuaj gjatë këtij votimi. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbime cilësore për të gjithë klientët tanë” – tha Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari” Haldun Firat Kokturk me këtë rast.

ANP ‘Adem Jashari’ meqenëse është renditur e dyta pas aeroportit te Cyrih-ut së bashku me Aeroportin e Lisbonës duke lënë pas të shumë aeroporte me renome botërore, për këtë vit është e nominuar automatikisht për t’u votuar.

“Duhet theksuar se asnjë nga aeroportet rajonale nuk është nominuar asnjëherë në këtë garë ndërkombëtare. Andaj besojmë se qytetarët e Kosovës do të votojnë përsëri dhe do ta vënë ANP ‘Adem Jashari’ në vendin e parë aty edhe ku e meriton te jetë.”, është tërhequre vëmendja në një komunikatë të ANP-së “Adem Jashari”.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here