Ankesat e shërbyesëve civil janë shtuar gjatë vitit 2014

0

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Parlamentit të Republikës së Kosovës, të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetar i komisionit, u shqyrtua Raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2014. Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, Lulzim Aliaj, prezantoi Raportin vjetor 2014, si dhe e njoftoi komisionin për numrin e ankesave të shërbyesve civil, të cilat pohoi se janë shtuar gjatë vitit 2014. Ai ka dhënë sqarime për mënyrën e vendosjes së ankesave dhe sfiden që ka Këshilli për moszbatimin e vendimeve të këtij institucioni të pavarur nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, duke kërkuar mbështetjen e Kuvendit për zbatimin e vendimeve nga institucionet. Ata e njoftuan Komisionin edhe për punën, përkatësisht monitorimin e shërbyesve civil jashtë Kosove, si në ambasada e konsullata. Komisioni unanimisht miratoi Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here