Anita mund të dëbohet nga Gjermania edhe pse nuk ka qenë kurrë në Kosovë

0

Anita vjen nga një familje rome nga Kosova. Prindërit e saj kanë migruar si refugjatë qysh para 17 viteve në Gjermani. Ajo është 15 vjeçare. Është lindur në Gjermani dhe shkon në shkollë. Këto ditë së bashku më familjen e saj është e rrezikuar për të u kthyer në Kosovë. Por Anita nuk ka qenë kurrë në Kosovë, madje ajo nuk ka as pasaportë.

“Fillimisht jam zgjedhur kryetare e klasës e pastaj edhe zëdhënëse e këshillit të klasave. Sinqerisht, në këtë shkollë mësuesit janë shumë miqësorë. Po ashtu këtu kam njohur edhe shumë shokë e shoqe”, thotë Anita, raporton br.de.

Më shumë krenari, 15 vjeçarja tregon se sot është zgjedh zëdhënëse e nxënëseve.  Për një vit do të jetë në krye të këtij posti.  Ajo është në klasën e 9-të në një shkollë profesionale në Göttingen të Gjermanisë. Anita është e lindur në këtë vend. Deri më tash nuk i ka vizituar shumë vendet dhe qytetet e tjera të Gjermanisë.  Jashtë Gjermanisë nuk ka qenë kurrë. Ajo nuk ka as pasaportë.

“Unë edhe sot kam biseduar më shokët e klasës për këtë çështje. Ata më kanë thënë, se kjo nuk është e mundur. Unë jam e lindur në Göttingen dhe nuk kam ende pasaportë. Nëse je i lindur këtu duhet të marrësh një pasaportë. Kanë kaluar 15 vite dhe unë ende nuk kam pasaportë”, thotë ajo, njofton “albinfo.ch”.

Edhe prindërit e Anitës dhe pesë vëllezërit dhe motrat e saj për 17 vite jetojnë me status “Duldung”.  Por tash familja rome po përballet nga dëbimi. Afati për kthimin vullnetar në Kosovë, prej nga prindërit e saj në vitet 90-ta u larguan, ka skaduar. Ata mund të depërtohen nga Gjermania pasi ligji i fundit e konsideron Kosovën si një shtet të sigurt.

Për njerëzit e shoqërisë civile në Gjermani rasti i mundshëm i dëbimit të kësaj vajze është thjeshtë e pa imagjinueshëm.

Ata janë të vendosur që të luftojnë kundër depërtimit të Anitës dhe familjes së saj.

Për Anitën e gjithë kjo është shumë e qartë: “Unë jam e lindur në Göttingen dhe kjo do të thotë se ky është edhe atdheu im”, ka thënë ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here