Anije luftarake të NATO-s në Kroaci

0

Një grup prej tre anijesh të NATO-s lundruan në ujërat kroate pranë Splitit, njoftoi agjencia Hina.

“Vizita e këtyre anijeve ka për qëllim forcimin e ndërveprimit midis forcave të Marinës Kroate dhe NATO-s”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë në një deklaratë.

Grupi do të qëndrojë në Split deri më 10 prill dhe kryesohet nga një shkatërrues britanik i shoqëruar nga fregata spanjolle dhe turke, anije lufte më të vogla. Kjo vizitë e tyre dëshmon përkushtimin për mbajtjen e stabilitetit ne Ballkan dhe gjithë Evropën.

Anije sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për NATO-n në kryerjen e operacioneve dhe stërvitjeve ushtarake, raporton Hina, transmeton Indeksonline.

Këto forca janë angazhuar në mënyrë të përhershme në Mesdhe, ndërsa grupi SNMG2 ka gjashtë anije, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Nënkryetari i Bashkisë së Splitit, Nino Vela, tha se vizita e anijeve luftarake është njëra me radhë dhe ftuan mysafirë nga NATO për të vizituar dhe për të njohur qytetin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here